• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Shkencëtarja që shpiku Pfizer: E njëjta teknologji mund të përdoret për të luftuar kancerin brenda dy viteve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Shkencëtarja që shpiku Pfizer: E njëjta teknologji mund të përdoret për të luftuar kancerin brenda dy viteve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Shkencëtarja e kompanisë BioNTech, e cila fitoi garën për prodhimin e vaksinës së parë kundër koronavirusit, tha se njerëzit mund të jenë të qetë se vaksina është e sigurt dhe se teknologjia e zbatuar do të mund të përdoret për të luftuar kancerin “brenda dy vjetëve”. Të premten, ajo dhe bashkëshorti i saj u nderuan me urdhrin më të lartë të Gjermanisë.

Në vitin 2019, Ozlem Tureci, e cila themeloi kompaninë gjermane BioNTech me bashkëshortin Ugur Sahin, ishin duke punuar për të gjetur rrugët se si mund të shfrytëzohej sistemi imunitar i trupit për të luftuar tumoret, kur të dy mësuan se një koronavirus i ri po infektonte njerëzit në Kinë.

Çifti vendosi të provonte teknologjinë mARN për të cilën kishte punuar prej dy dekadash.

“Është me vlerë kur merr vendime të guximshme dhe kur beson se, me një ekip të mirë, mund të zgjidhësh çdo problem dhe pengesë që të del përpara”, tha Tureci.

Deri më sot, dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën kanë marrë vaksinën që ata krijuan së bashku me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer.

Ndër sfidat më të mëdha për kompaninë e vogël në Mainz të Gjermanisë, ishte se si të kryheshin prova klinike në shkallë të gjerë në rajone të ndryshme dhe si të rritej procesi i prodhimit për të përmbushur kërkesën globale.

Tureci, e cila ka lindur në Gjermani nga emigrantë turq, tha se kompania iu drejtua qysh në fillim enteve të mbikëqyrjes mjekësore, për t’u siguruar se lloji i ri i vaksinës do të kalonte nëpër kontrollin rigoroz të rregullatorëve.

Mes shqetësimeve të përhapura këtë javë në Evropë për vaksinën britaniko-suedeze AstraZeneca, zonja Tureci hodhi poshtë idenë se kompanitë në garë për vaksinat mund të kishin vepruar me neglizhencë për të nxjerrë sa më shpejt një produkt në treg.

“Ekziston një proces shumë rigoroz dhe procesi nuk ndalet edhe pas miratimit të vaksinës,” tha ajo.

“Në fakt, ky proces vazhdon tani në të gjithë botën, ku rregullatorët po përdorin sisteme raportimi për të kontrolluar dhe vlerësuar çdo vëzhgim të bërë me vaksinat tona ose ato të tjera,” tha shkencëtarja.

Tureci tha se ajo dhe kolegët e saj e kanë marrë që të gjithë vaksinën BioNTech.

Emri i kompanisë BioNTech është bërë gjithnjë e më i njohur gjatë pandemisë dhe po ashtu është rritur edhe vlera e saj monetare.

Tureci thotë se kompania do të jetë në gjendje t’i përdorë fondet tepër të nevojshme për të ndjekur synimin e saj të parë, krijimin e një metode për të luftuar kancerin.

Tureci u pyet se kur mund të jetë gati një terapi e tillë.

“Është shumë e vështirë të parashikohet. Por ne presim që brenda vetëm disa viteve, të kemi vaksinat kundër kancerit në ato vende ku mund t’ua ofrojmë njerëzve”.

Presidenti i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier u dorëzoi atyre sot në Berlin Urdhrin e Meritës për shërbime të veçanta, medalja më e lartë e Gjermanisë./ VOA

Pas

“Nesër nuk derdhet gja ku juaj, po ai i djemve të nënave të Elbasanit”/ Brisida Gjikondi “gozhdon” Boçin

Para

“Boshatiset” Parisi, me mijëra kërkojnë t’i shpëtojnë izolimit të tretë (foto)

Para
“Boshatiset” Parisi, me mijëra kërkojnë t’i shpëtojnë izolimit të tretë (foto)

"Boshatiset" Parisi, me mijëra kërkojnë t'i shpëtojnë izolimit të tretë (foto)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar