Konflikti i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi me biznesmenin Gjergj Luca ka bërë që aktivistja dhe juristja Brisida Gjikondi t’i drejtohet me tone të forta.
Gjikondi në një lidhje direkte në emisionin “Spotlight”, i ka kërkuar ish-deputetit që të kërkojë falje për dhunën, pasi po jep një shembull të keq për qytetarët.
Debati
Brisida Gjikondi: Më mirë lëri ato libra dhe dil kaçak në mal. Kur e bëni ju, çfarë bëjnë shqiptarët? Jeni në rrugë të gabuar. Nesër, pasnesër nuk derdhet gjaku juaj, po gjaku i djemve të nënave të Elbasanit. Jeni doktor shkencash. Zgjidhni o doktor, o kaçak në mal.
Luçiano Boçi: Qetësohu! Kur më gjuajnë do t’ua kthej.
Brisida Gjikondi: Keni kohë të kërkoni falje. Të lutem nëse ke fëmijë e familje, kërko falje.
Luçiano Boçi: Këto librat më kanë mësuar shumë gjëra dhe mbi të gjitha si të mbroj familjen time, dhe qytetarët. Përderisa jam mbrojtës i interesave të tyre, jam ai që në dhunë do përgjigjem i pari. I pengoj qytetarët të ushtrojnë dhunë. Me dhunën merremi ne. Po të mos përgjigjesha unë, ti do thoje: Sa i dobët ai.