Pas ultimatumit të Gjykatës Kushtetuese, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të ndalohen grumbullimet e njerëzve deri më datë 25 mars 2021.
Institucioni i rëndësishëm i drejtësisë në vend kërkoi që togfjalëshi i përdorur në vendimin e Komitetit, që grumbullimet do të zgjasin “deri në një urdhër të dytë”, të zëvendësohet me një datë konkrete.
“Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, bëhet ndryshimi si vijon:1. Në pikën 1 të urdhrit,togfjalëshi “deri në një urdhër të dytë” zëvendësohet me togfjalëshin“deri në datën 25.3.2021”, thuhet në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare.
Urdhri i botuar sot në Fletoren Zyrtare:
Për një ndryshim në urdhrin nr. 633,datë 17.11.2020 ‘për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’.
Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të nenit 7, pika 4, të ligjit nr.15/2016, ‘Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive’, të udhëzimeve të Institutit të Shëndetit Publik, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-2019, si edhe vendimit të Komitetit Teknik nr. 1356, datë11.3.202
URDHËROJ: Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, ‘Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura’, bëhet ndryshimi si vijon:
- Në pikën 1 të urdhrit,togfjalëshi ‘deri në një urdhër të dytë’ zëvendësohet me togfjalëshin’ deri në datën 25.3.2021’.