• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Shoh një Tiranë ndryshe” Një tjetër këngëtare mbështet Veliajn: PS realizon ambiciet e mëdha

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Shoh një Tiranë ndryshe” Një tjetër këngëtare mbështet Veliajn: PS realizon ambiciet e mëdha
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë një takimi sot me të rinj të Njëisë 4 në Tiranë, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tha se Partia Socialiste ushqen ambicie për kushte dhe shërbime dinjitoze për qytetarët.

Sipas tij kjo ndodh ndryshe nga parti të tjera që synojnë ti joshin të rinjtë me një filxhan kafe apo me një birrë në Jalë.

Bashkë me kandidaten për deputete të PS, por dhe këngëtaren e njohur Mariza Ikonomi, Veliaj  në bashkëbisedimin e zhvilluar në një prej bibliotekave më të reja, në kryeqytet, “Petro Zheji”, shtoi se ambiciet e vogla duhet t’ua lëmë partive të vogla. “Ne nuk jemi ata të birrave në Jalë.

Unë mendoj se ambicia duhet të jetë më e madhe se ajo e një birre, apo e një kafeje. Ama, për të bërë më shumë biblioteka, për të bërë më shumë pista biçikletash, për të bërë më shumë terrene sportive, për të bërë më shumë konvikte, kampuse universitare, për të shtuar shërbimet te Karta e Studentit, për start up-et, për punë si TUMO dhe Piramida dhe si orientimi që po i bëjmë arsimit profesional, sidomos në teknologjitë dhe industritë kreative, 40 shkollat e reja duke filluar nga “Sami Frashëri”, për këto po. Ambiciet e vogla t’ua lëmë partive të vogla, ambiciet e mëdha i bën PS dhe Edi Rama,” tha Veliaj.

Edhe këngëtarja Mariza Ikonomi e ka mbështetur kryebashkiakun Veliaj duke deklaruar se pikërisht këto nisma kanë bërë që Tirana të ketë një qasje ndryshe në lidhje me të rinjtë. “Bindjet e mia politike i dinë të gjithë, por ajo që mua më bën vërtet që të mos e ndryshoj këtë bindje është se unë jam pro të rinjve dhe në Tiranë shikoj shumë ndryshim në lidhje me të rinjtë.

Nëse më parë të rinjtë kanë qenë pak më “letargjikë”, unë tashmë i shoh shumë aktivë. I shoh nëpër rrugë me biçikleta, që është super kënaqësi, duken shumë bukur, por është edhe një mjet i nevojshëm që më parë nuk ka qenë. I shoh edhe më të përkushtuar në dije, në profesione të ndryshme. Shoh një Tiranë ndryshe,” u shpreh artisja. Veliaj shtoi se pikërisht këto ndryshime i japin vlerë votës ndaj kërkoi nga të rinjtë që të shenjojnë edhe ata kontributin e tyre në fletën e votimit për ndryshimet e mëtejshme që e presin Tiranën. “Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme sidomos për të rinjtë.

Vota e parë është një votë e rëndësishme. Kur unë votova për herë të parë, atëherë garonte Edi, ishte shumë e madhe kënaqësia që ndjeva kur u ktheva për të vijuar studimet në Amerikë dhe pashë se si filluan të ndryshonin gjërat, u hap parku Rinia, u çlirua Lana e Sheshi “Skënderbej” nga kioskat dhe zaptimet. U ndjeva i dobishëm. Thashë “kam edhe unë një kontribut”, se me këtë votë Edi Rama, që unë atëherë as e njihja, as e kisha takuar, po bën këto gjëra sepse i dhashë kontratën e punës, që të jetë shërbëtor i qytetit tim. Ndaj them që duhet t’i japim votës këtë lloj vlere,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Pas

Dëshironi të jeni më të lumtur? Shkenca thotë se duhet të flini çdo natë në këtë mënyrë

Para

Tronditëse në Tiranë/ Hidhet nga lartësia, 30-vjeçari gjen vdekjen e menjëhershme

Para
Tronditëse në Tiranë/ Hidhet nga lartësia, 30-vjeçari gjen vdekjen e menjëhershme

Tronditëse në Tiranë/ Hidhet nga lartësia, 30-vjeçari gjen vdekjen e menjëhershme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

nga Fast News
08:51 | 10/11/2025
0

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

Recent News

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

08:51 | 10/11/2025
Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar