• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta parakohe profesori i njohur shqiptar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
E trishtë/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta parakohe profesori i njohur shqiptar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një lajm i hidhur vjen së fundmi për arsimin shqiptar.

Mësohet se është ndarë nga jeta në moshën  63-vjeçare ish-rektori i Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan, Liman Varoshi.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe institucioni arsimor në fjalë, ku ndër të tjera i ka shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

Profesori i mirënjohur në qytetin e Elbasanit, por jo vetëm, prej vitesh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Njoftimi i Universitetit ‘Aleksandër Xhuvani’:

Ndahet nga jeta prof.dr. Liman Varoshi

Është ndarë nga jeta prof.dr. Liman Varoshi.

Pas një sëmundje të pashërueshme, ka ndërruar jetë sot një nga figurat kryesore të historisë së Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ish rektori prof. dr. Liman Varoshi.

Gjatë gjithë karrierës së tij ai iu dedikua me përkushtim përgatitjes profesionale të brezave të rinj dhe dimensionit kërkimor e shkencor.

Liman Varoshi u lind në 15 nëntor 1958. Në vitin 1978 nisi studimet universitare dhe në vitin 1983 u diplomua si “Mësues për shkollën e mesme, me specialitet Histori-Gjeografi”, në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Histori-Filologji.

Pas diplomimit punoi si mësues i historisë në Mirditë, më pas në Belsh, në shkollën e mesme të përgjithshme “Ndriçim Shehu” dhe më pas për një vit si metodist i lëndëve shoqërore pranë Seksionit të Arsimit, Elbasan.

Që nga viti 1991 deri në vitin 1993 ai shërbeu si drejtor i Muzeut Historik të rrethit Elbasan. Dhe po këtë vit, 1991, ai nisi edhe angazhimin universitar në Universitetin “A.Xhuvani”, në fillim i përfshirë me kohë të pjesshme dhe më pas, që nga viti 1993 si pedagog me kohë të plotë në departamentin e historisë, pranë këtij universiteti. Fusha e tij kërkimeve shkencore ishte, më së pari muzeologjia, por edhe historia e Ballkanit, historia bashkëkohore, historia e diasporës, dhe ishte njëherësh edhe titullar i kurseve universitare të këtyre fushave.

Veçanërisht profesor Varoshi ishte një studiues i palodhur i historisë së Elbasanit dhe një nga njohësit më të mirë të kontributeve historike, politike dhe arsimore në dy shekujt e fundit të këtij qyteti.

Pasionin dhe detyrën e tij për kërkimin shkencor e zhvilloi vit pas viti duke marrë gradën “Doktor i Shkencave” në vitin 1999, titullin “Profesor i Asociuar”, në vitin 2004 dhe “profesor” në mars të vitit 2012.

Ai ishte një ligjërues akademik me zotësi të spikatura, i njohur për forcën e argumentit, saktësinë e faktit historik dhe prirjen për përgjithësime të lëvizjeve politike. Ai mbajti leksione jo vetëm në Universitetin e Elbasanit, por edhe atë të Tiranës, por edhe në Universitetin e Tetovës, ishte hartues dhe referues i ciklit të leksioneve “Rilindja Ballkanike, paralele, specifika”, mbajtur në Universitetin e Veliko Tërnovo-s, Bullgari; ka mbajtur leksione mbi vlerat historike dhe arkitekturore të objekteve të kultit në trevën e Elbasanit, mbajtur me studentët e magjistraturës (në fushën e inxhinierisë arkitekturore) të Universitetit të Pavia-s, Itali; po ashtu ka zhvillua lektoriume edhe në në Universitetin Ludëig-Maximilian, Mynih, Gjermani.

Karriera universitare e profesor Varoshit nisi me zgjedhjen e tij si drejtues i departamentit të historisë dhe edukimit civil nga viti 1996 deri në vitin  2000. Që nga viti 1999 deri në vitin 2008 ishte edhe anëtar i senatit akademik të Universitetit “A.Xhuvani”. Nga viti 2000 e deri në vitin 2008 ishte zëvendësrektor i këtij universiteti. Që nga viti 2008 e deri në vitin 2016, për dy mandate, ishte rektor i këtij universiteti e njëherësh edhe drejtues i senatit akademik.

Profesor Varoshi ishte edhe një autor i mirënjohur tekstesh e monografish. Ai është autor i “Një hapësirë më shumë në formimin historik”, botuar në vitin 2003, shtëpia botuese “Sejko”; “Ballkanet mes tri perandorive”, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2010; “Lufta e ftohtë” në Europën e Lindjes, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2010; “Europeizmi si histori mendimi”, shtëpia botuese “Naimi”, botuar në vitin 2012. Botimi i fundit i profesor Varoshit ishte “Dukuri dhe personalitete në albanologji”, në bashkautorësi.

Rektorati, profesorati, kolegë, shokë e miq të Universitetit të Elbasanit i përcjellin ngushëllimet më të ndjera familjes Varoshi!

Jeta dhe vepra e tij do të shërbejë si shembull për brezat që vijnë.

Arsimi në zi/ Ndahet parakohe nga jeta profesori i njohur shqiptar,

 

Pas

“Këtu është bërë m*ti mullar” Arjan Çani tregon kush do ishte kryeministër nëse votat nuk do prekeshin

Para

Ekzekutimi i Marsel Osmanit në lokal/ Arrestohet pas 5 vitesh bashkëpunëtori i pronarit dhe truprojës (EMRI)

Para
Ekzekutimi i Marsel Osmanit në lokal/ Arrestohet pas 5 vitesh bashkëpunëtori i pronarit dhe truprojës (EMRI)

Ekzekutimi i Marsel Osmanit në lokal/ Arrestohet pas 5 vitesh bashkëpunëtori i pronarit dhe truprojës (EMRI)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar