8 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi dyshohen se janë pjesë e një rrjeti që merret me trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në zonën e Gallarates.
Si ‘kapot’ e këtij grupi janë identifikuar: M.A. 55 vjeç, i dënuar edhe më parë për drogë, i cili aktualisht kamuflohej duke shitur rroba të përdorura; dhe G.B., 34 vjeç, po ashtu i dënuar edhe më parë për drogë. Ata janë banorë të Gallarate dhe jetojnë një jetë normale si prindër të përkatësisht nga dy fëmijëve, ndërsa për shpërndarjen e drogës me ta bashkëpunonte edhe : M.B., 35 vjeç; A.Z., 52 vjeç; dhe P.A., 26 vjeç.
Hetimet për grupin kishin nisur që në shkurt të vitit të kaluar dhe u finalizuan sot me prangosjet dhe sekuestrimin e 24 kilogramëve kokainë, të cilat shkonin në zonën e Gallarates me anë të kamionëve nën kamuflimin se po sillnin rroba të përdorura.
Ishin fitimet e tepërta të tyre që shtuan dyshimet e policisë, për të nisur hetimet.
Kështu A. Z, banor në San Giorgio su Legnano, u arrestuar më 11 korrik 2020. Ai u ndalua menjëherë nga policia teksa po përgatitej të merrte trenin për t’u kthyer në shtëpi, me armën në fjalë të fshehur brenda një çante.
Ndërsa më 2 shtator 2020 në agim M.A, ra në pranga pas një ndjekje dhe më 2 shtator u arrestuan edhe bashkëpunëtorët G.B dhe M.B, duke zbuluar edhe 42 mijë euro të tjera.