• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme: Ja kryebanditi i manipulimit të zgjedhjeve 

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme: Ja kryebanditi i manipulimit të zgjedhjeve 
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Spartak Ngjela nuk ka nguruar të komentojë vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Ky i fundit miratoi Tom Doshin për kandidat për deputet, pavarësisht faktit  se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën kundër.

Postimi i plotë:

Ku e gjen forcën një i degraduar antiligjor si Ilirian Celibashi dhe ata që votuan në KQZ, që i kundërvihen vullnetit amerikan në mbrojtje të Shqipërisë dhe shqiptarëve? Si mund të regjistrohet në zgjedhje një kandidat si Tom Doshi, të cilin nuk e lejon ligji?

Po që kanë shkelur nenin 2 pika 2 të ligjit nr 138/ 2015 “Për kriminalizimin”, kush do t’i mbrojë këta?

Po ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim si e komenton këtë?

l.

Politika amerikane duhet të jetë më aktive kundër korrupsionit në Tiranë. Koha nuk pret, dhe shqiptarët janë të lodhur me bandat që po i qeverisin.

Celibashi është një manipulues barbar i votave në Shqipëri, madje ky është kryebanditi i manipulimit të zgjedhjeve në vitin 2003, dhe sot është rikthyet nga socialistët në të njëjtin vend.

Por, nuk është vetëm kjo: shumicën në KQZ e kanë socialistët. Turp për ta që i kundërvihen politikës amerikane, duke shkelur ligjin, për të kërkuar ndihmën e Moskës në mbrojtje të korrupsionit.

ll.

Por, a do ta vijojnë dot këtë rrugë?

E kanë të pamundur. Sot, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, deklaroi para një ore: “kush u gëzua me raki dje (lidhur me vendimin e KQZ) do ta nxjerrë shpejt në të vjella”.

Sigurisht, është shkelur ligji, përkatësisht neni 2 pika 2 i ligjit “Për kriminalizimin “. A do të veprojë SPAK.

Nëse SPAK do të jetë në lartësinë e ligjit, të gjithë ata që kanë votuar për të regjistruar një person të akuzuar në USA, duhet të arrestohen nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për krim kundër drejtësisë.

Pas këtij arresti, menjëherë do të fillojë drejtësia në KQZ-në e ripërtërirë, për të mos regjistruar më askënd, i cili është subjekt i nenit 2/2 të ligjit “Për kriminalizimin”, gjë kjo e cila do të hapë rrugën e përjashtimit nga zgjidhjet e 25 prillit, për të gjithë ata që janë subjekte të nenit 2 të ligjit “Për kriminalizimin “.

Koha duhet t’i rikthejë shqiptatëve drejtësinë, dinjitetin e tyre, dhe Shqipërisë vendin e saj historik në historinë moderne të Perëndimit.

Pas

“Pisllëk!”, Rama kritika të forta Voltana Ademit: Tifozllëku e ka penguar shumë Shkodrën

Para

Ulen aksidentet por janë më fatale, rriten me 38% jetët e humbura në rruge

Para
Ulen aksidentet por janë më fatale, rriten me 38% jetët e humbura në rruge

Ulen aksidentet por janë më fatale, rriten me 38% jetët e humbura në rruge

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar