• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Do ketë 24 orë ujë në ditë” Rama bën premtimin e madh: Ndodh brenda mandatit të ardhshëm

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Do ketë 24 orë ujë në ditë” Rama bën premtimin e madh: Ndodh brenda mandatit të ardhshëm
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dita e sotme për kryeministrin Edi Rama ka nisur me aktivitet politik, si dhe duke bërë një premtim të madh.

Ai u shpreh se gjatë mandatit të tretë, Shqipëria do të ketë ujë 24 orë pa ndërprerje.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se do të garantojë 100% ujë të pijshëm brenda 61 bashkive të vendit .

DEKLARATA E PLOTE:

Ujë, ujë, ujë, drita, drita, drita ka qenë tash vite e vite një nga kërkesat bazë të popullit. Uji I pijshëm edhe në vitet e regjimit komunist nuk ishte i kudondodhur, Ishte malli i shumëkërkuar ndaj të gjitha qeverive. Premtimi më i përsëritur ka qenë 24 orë ujë, 24 orë ujë, 24 orë ujë. E kemi premtuar dhe ne por ka një ndryshim mes nesh dhe të tjerëve, Ne themi atë që do bëjmë dhe punojmë fort pa pushim për të bërë atë që themi. Keni 67-vjet që nuk e keni bërë thotë sot gjithkush. Por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë.

Dhe ky ka qenë një nga detet më të mëdhenj. Edhe më I madh se ai deti I tërbuar që na ndante nga e shkuara në sektorin e energjisë. E mbani mend çfarë vjedhje bëhej ditë natë. Për ujin gjetëm 23 strategji kombëtare për 23 vite nga 1990 deri në 2013 financuar nga lloj entesh dhe donatorësh që ishin tregues i një fakti drithërues.

Uji i pijshëm dhe çdo burim që rrjedh ujë në Shqipëri ishin në mëshirë të fatit. I gjithë sistemi I furnizimit ishte realisht në kolaps. E thashë në fillim që furnizimi me ujë të pijshëm nuk ishte problem I zgjidhur edhe më parë. Kur shkonim me pushime në shtëpinë e gjyshes në Vlorë e mbushnin ujin e pijshëm në një çezëm të përbashkët në rrugicën e lagjes në Skelë. Shqipëria u përball me një bombë demografike dhe njerëzit përfituan dhe u grumbulluan në qendrat e mëdha urbane duke rritur nevojën për ujë të pijshëm nga një sistem i vjetër dhe i ndërtuar për një numër shumë më të vogël konsumatorësh.. Kjo sjell një efekt paralel me atë të verbërisë, dritëshkurtësisë dhe paaftësisë qeverisëse, efektin e sulmit mbi sistem.

Do ketë 24 orë ujë brenda këtij viti në territore që e kanë pasur lëngatë për disa vite. Mandati i tretë do sjellë 24 orë ujë në Tiranë, ku është problemi më i madh për shkak të dyndjes së madhe. Kur them Tiranë, 24 orë ujë brenda mandatit të tretë, përfshirë Kamzën dhe Vorën. E njëjta gjë do ndodhë me Durrësin, Elbasanin, Shkodrën dhe Vlorë. Ne do të garantojmë 100% ujë të pijshëm brenda 61 bashkive të vendit.

Pas

Në mes të ditës/ Grabitet depoja farmaceutike në Tiranë, ja vitaminat që morën më shumë hajdutët

Para

I mori jetën bashkëshortes/ Gjendet i pajetë trupi i 29 vjeçarit në kërkim, policia jep detajet

Para
I mori jetën bashkëshortes/ Gjendet i pajetë trupi i 29 vjeçarit në kërkim, policia jep detajet

I mori jetën bashkëshortes/ Gjendet i pajetë trupi i 29 vjeçarit në kërkim, policia jep detajet

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Recent News

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

14:14 | 11/11/2025
Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

10:55 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar