Deputeti i opozitës së re Selami Jenishehri ka sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama duke i bërë ftesë për një debat televiziv në mënyrë që të krahasojnë programet e partive.
Ai madje shkoi deri aty sa vuri dhe një bast, duke u shprehur se në rast se shqiptarët do të thonë që PS ka program më të mirë se ai, do i kërkojë 650 mijë pensionistëve që të votojnë socialistët.
“Ky parlament i ka dhënë të drejtë gjyqtarëve për të marrë një vendim të padrejtë. PS nuk e aprovoi listën për detektivin privat që ta kenë shpatën mbi kokë nëse vjedhin. Në burg e kanë vendin. Këta nuk e duan këtë gjë se duan të vazhdojnë të vjedhin.
E ftoj kryeministrin të vijë në cilindo televizion të konkurrojë programin e PS me programin tim. Në qoftë se shqiptarët do thonë që programi i PS është më i mirë se i im, unë do i them 650 mijë pensionistëve ta kenë votën për Partinë Socialiste”, tha ai.