E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin Log. Me gazetarin Endi Xhafo, Grida Duma ka komentuar dy figurat më të reja që i janë bashkuar Partisë Socialiste, Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.
Për deputeten e Partisë Demokratike, Grida Dumën vendosja e këtyre dy figurave në listën e kësaj force politike nuk do të thotë asgjë më shumë se sa një dëshpërim i madh, ku sipas saj shqiptarët duan t’i harojnë tragjeditë.
Gjatë bisedës së zhvilluar në studio, Duma ka theksuar se pandemia në Shqipëri është keqmenaxhuar dhe kanë qenë qyetarët të parët të cilët janë futur në borxhe, ndërsa ka paralajmëruar se do të nxjerri edhe të dhëna jopozitive për mjeken Najada Çomo.
“Për të mos u marrë personalisht them se nuk mundet të mendosh që ky është moment por vetëm dëshpërim. Se si do të dalin disa të dhëna për zonjën Çomo, por këtë do t’ja lëmë të dhënave siç e thonë njerëzit. Nuk ja njoh reputacionin. Por nëse është figurë mitike e pandemisë dhe pandemia është menaxhuar keq… Tani çfarë doni ju? Në një situatë ku pandemia i ka çuar njerëzit në borxhe unë nuk e di se si mundesh t’i të mendosh që në krye sistemit të dështuar, krye-dështimi të jetë sukses?”, shprehet Duma.