• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

“Shqiptarët të dytët në Europë për marrjen e nënshtetësisë në 2019, 474 mijë pasaporta nga 2002”

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
“Shqiptarët të dytët në Europë për marrjen e nënshtetësisë në 2019, 474 mijë pasaporta nga 2002”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët ishin të dytët për marrje të nënshtetësisë në një nga vendet e Bashkimit Europian, pas marokenëve, me gati 42 mijë të tilla, pjesa më e madhe në Itali. Të dhënat janë bërë të ditura nga Eurostat. Në raport me popullsinë, Shqipëria rezulton e para për numrin e lartë të banorëve të saj që marrin një shtetësi në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Sipas Eurostat, në vitin 2019, Marokenët ishin grupi më i madh në mesin e shtetasve të rinj të BE-së (66 800 persona, nga të cilët 84% fituan shtetësinë e Spanjës, Italisë ose Francës), përpara shqiptarëve (41 700, 62%  shtetësinë së fituar ishte në Itali), britanikëve (29 800, 75% e shtetësinë së fituar i përkiste Gjermanisë, Suedisë ose Francës), Sirianët (29 100, 69% e shtetësisë së fituar ishte në Suedi), Turqit (28 600, 57% me shtetësinë gjermane), rumunët (26 600, 60% në Itali ose Gjermani), brazilianë (23 500, 73% në Itali ose Portugali), ukrainas (18 100, 59% në Gjermani, Poloni ose Itali), algjerianë (18 000, 82% kanë fituar shtetësinë franceze) dhe rusë (16 400,  nga të cilët 31% kanë fituar shtetësinë gjermane). Krahasuar me vitin 2018, Marokenët dhe Shqiptarët mbetën përfituesit kryesorë, ndërsa Britanikët u zhvendosën nga vendi i shtatë në vendin e tretë.

Që nga viti 2002, kur Eurostat raporton të dhënat, shtetasit shqiptarë kanë marrë gjithsej 473 mijë pasaporta në një nga vendet e Bashkimit Europian, pjesa më e madhe e tyre në Itali dhe Greqi, ku jetojnë dhe shumica e emigrantëve shqiptarë, të cilët në vite po bëhen shtetas me të drejta të plota në vendet ku jetojnë. Numri më i lartë i tyre është dhënë në vitin 2016, me rreth 67.5 mijë, duke u ulur gradualisht vitet e mëpasshme (shiko grafikun në fund).

Gjermania dha më shumë shtetësi në BE në 2019-n

Sipas Eurostat, Shumica e shtetësive të reja u dhanë nga Gjermania (132 000 ose 19% e totalit të BE), Italia (127 000 ose 18%), Franca (109 800 ose 16%), Spanja (99 000 ose 14%) dhe Suedia (64 200 ose 9%) që përbën 75% të shtetësive të reja të dhëna në BE në 2019 pr të gjithë shtetasit e tjerë.

Shkalla e natyralizimit është raporti i numrit të personave që fituan shtetësinë e një vendi gjatë një viti mbi stokun e rezidentëve të huaj në të njëjtin vend në fillim të vitit. Në vitin 2019, normat më të larta të natyralizimit u regjistruan në Suedi (7.0 shtetësi të dhëna për 100 banorë të huaj), Rumani (4.7) dhe Portugali (4.4), ndjekur nga Finlanda (3.8), Hollanda (3.2) dhe Belgjika (2.9).

Në skajin e kundërt të shkallës, normat e natyralizimit për 100 të huaj rezidentë u regjistruan në Lituani (0.2), Danimarkë (0.3), Estoni (0.4), Çeki (0.5), Letoni (0.6), Austri (0.7) , Bullgaria dhe Sllovakia (0.8 secila) si dhe Malta dhe Irlanda (0.9 secila)./Monitor/

Burimi: Eurostat, përpunime të Monitor

Pas

Ndërron jetë ish-kryetari i bashkisë, mesazhi prekës i mikut: Më iku shoku i fëmijërisë

Para

U vaksinua me AstraZeneca, humb jetën një person

Para
Përfundimtare/ Nuk ka prova të mjaftueshme për probleme nga vaksina AstraZeneca

U vaksinua me AstraZeneca, humb jetën një person

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar