Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë urgjente për shtyp ku ka shpjeguar atë që ndodhi pak ditë më parë në selinë e Frymës së Re Demokratike në Tiranë.
Ai u shpreh se kjo gjë ishte tregues i sjelljes së paligjshme të mazhorancës në pushtet.
Kreu i Shtetit shtoi se në mur kishte vetëm një letër ku kërkohej që të liroheshin zyrat, por nuk ishte legjitime.
Ndër të tjera Meta tha se reagoi në atë mënyrë pasi policia me dhunë dhe forcë e ka penguar stafin e Presidencës që të hynin brenda.
“Ja kjo letra ishte e varur në korridore dhe nuk ka as vulë dhe nuk plotëson asnjë gjë minimale të një akti administrative. Kjo e gjitha u bë për të terrorizuar partinë në atë godinë. Nuk citon asgjë në përmbajtjen e kësaj letre. Më pas rezulton se u është shkëputur energjia elektrike dhe është bllokuar hyrja nga policët bashkiakë. Kam ndjekur më vemndje hap pas hapi të gjithë situatën. Vendosa të ndryshoj axhendën dhe të vizitoj selinë e kësaj partie. U drejtova në zyrën e kësja partie dhe bisedova me drejtuesin e kësaj partie.
Vendi ishte rrethuar sikur të ishte një skenë krimi e jo. stafi pengonte në mënyrë të dhunshme stafin që shoqëronte Presidentin e Republikës. Ky ka qenë momenti kur unë vendosa të ndërhyjë. Policia bashkiake ka penguar Presidentin të lejojë të kryejë aktin Kushtetues. Më pas, edhe pas incidentit u dërgua një tjetër letër, e ndryshuar, por që nuk citonte asgjë sërish. E vetmja gjë që shkruante ishte që FRD-ja kishte zapuar zyrat e bashkisë, pork jo nuk është e vërtetë.
Ka pasur marrëveshje, është firmosur nga vetë kryebashkiaku. Dhe aty thueht që çdo mosmarrëveshje zgjidhet me mirëkuptim dhe nëse nuk binin dakrt, Bashkia Tiranë mund të shkonte në Gjykatën e Shkallës së Parë. Bashkia nuk ka autoritet ta zgjidhë me vetëgjyqësi.” , tha Presidenti gjatë fjalës së tij.