• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rikthehen masat e ashpra në Itali/ Mbyllen shkollat e dyqanet, ja plani për vaksinimin

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Rikthehen masat e ashpra në Itali/ Mbyllen shkollat e dyqanet, ja plani për vaksinimin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Për miliona qytetarë të Italisë nis nga e hëna përsëri një bllokim i rreptë. Qeveria e Romës pritet të nisë një plan ambicioz vaksinimi. Kurse nga Majorka vijnë lajme të mira.

Për shkak të numrit në rritje të infeksioneve një pjesë e madhe e rajoneve në Itali do të rimbyllen duke filluar nga sot (15.03). Në zonat në fjalë bëjnë pjesë edhe Lazio dhe kryeqyteti Romë, Lombardia me Milanon, Piemonti, Veneto dhe Emilia-Romagna. Aty mbyllen të gjitha shkollat ​​dhe qendrat ditore si dhe dyqanet. Restorantet lejohen të ofrojnë vetëm ushqime me porosi. Liria e lëvizjes brenda rajonit kufizohet rreptësisht. Njerëzit lejohet të dalin nga shtëpia vetëm për nevoja të domosdoshme, me përjashtim të atyre që u duhet të shkojnë punë ose kanë raste urgjente.





Roma shpall planin ambicioz të vaksinimit

Roma do ta fitojë luftën kundër pandemisë jo vetëm me kufizime por edhe me një fushatë të përmirësuar vaksinimi. Planifikohet që deri në shtator të imunizohen kundër virusit korona të paktën 80 përqind e popullsisë. Ky është qëllimi i planit kombëtar të vaksinimit të shpallur nga qeveria. Për realizuar atë duhet që të vaksinohen të paktën 500,000 vetë në ditë, pra rreth tri herë më shumë sesa ishin vaksinuar në ditë deri tani (170,000).

Numri i infeksioneve me korona në Itali është rritur javët e fundit në mënyrë të vazhdueshme. Të shtunën autoritetet njoftuan për rreth 26,000 infeksione të reja me korona dhe për 317 vdekje të lidhura me virusin brenda një dite. Italia ka 60 milion banorë dhe deri tani kanë vdekur më shumë se 100,000 vetë të infektuar me virusin korona.

Majorka mirëpret përsëri pushues

Në ndryshim nga Italia lajme të mira vijnë nga ishulli i Majorkës. Për pushuesit aty nuk kërkohet më test me detyrim ose karantinë për dy javë.

Për shkak të rënies së numrit të infeksioneve qeveria gjermane vendosi po ashtu t’i heqë të gjithë Ishujt Baleare, disa rajone të Spanjës, pjesë të Portugalisë dhe të Danimarkës si dhe ishullin Bahamas në Karaibe nga lista e rrezikut e Institutit Robert Koch (RKI). Megjithatë Ministria e Jashtme gjermane vazhdon t’u rekomandojë qytetarëve të mos ndërmarrin “udhëtime të panevojshme turistike”./DW

 

 

 

 

 

 

 

Pas

Çmimet e perimeve, frutave dhe naftës u ulën gjatë pandemisë, por ja 2 produktet që u rritën deri në 60%

Para

Puna nga shtëpia- Disa mënyra se si të kujdeseni për peshën trupore

Para
Puna nga shtëpia- Disa mënyra se si të kujdeseni për peshën trupore

Puna nga shtëpia- Disa mënyra se si të kujdeseni për peshën trupore

Të Gjitha

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

nga Fast News
10:12 | 17/08/2025
0

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Recent News

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

10:59 | 17/08/2025
6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

10:22 | 17/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar