• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndotja në oqeane mund të shkaktojë një tjetër pandemi

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet, Bota, Lifestyle
0
Ndotja në oqeane mund të shkaktojë një tjetër pandemi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Studimi pas studimi dhe secili më i zymtë se ai i parafundit. Një studim i dhjetorit 2019 në “Scientific Reports”, përshkroi se si një rajon i botës aq i largët sa Ishulli i Pashkëve (RapaNui) mund t’i ketë brigjet e tij të mbushura me mbeturina plastike.

Rrymat detare e lidhin atë me një zonë të peshkimit intensiv në brigjet e Perusë, dhe me zonat bregdetare të populluara dendur të kontinentit të Amerikës së Jugut. Një muaj më parë, shkencëtarët në anijen me vela “Tara” u kthyen nga një mision 6-mujor përreth katër deteve evropiane, ku ata mblodhën mostra nga 9 lumenjtë kryesorë të Evropës (Tamizi, Elba, Rini, Sena, Ebro, Rona, Tiberi, Garona, Luara),ata zbuluan se të gjithë lumenjtë ishin të të ndotur me mikroplastikë, pra me mbetje plastike më të vogla sesa 5 milimetra, që vijnë zakonisht nga copëzimi i mbetjeve makro si qeset plastike, shishet, rrjetat e peshkimi, pëlhurat sintetike, etj.





Por lumenjtë që ushqejnë oqeanet, nuk janë burimi i vetëm i ndotjes nga plastika. Si në tokë ashtu edhe në det, mbeturinat plastike tani janë aq shumë të përhapura, sa që disa studiues kanë propozuar që ta etiketojnë atë si një tipar të “Antropocenit”, epokës gjeologjike aktuale“të tokës përmes së cilës aktivitetet njerëzore, kanë një ndikim të rëndësishëm në ekosistemin e Tokës”.

Kontinenti plastik

Gjatë një takimi me temë“Polimeret dhe oqeani”, fiziko-kimisti francez Paskal Fabre, shpjegoi se si përhapja e madhe e ndotjes nga plastika, mund të shpjegohet me kostot e saj të ulëta të prodhimit dhe qëndrueshmërinë. Pra, kjo është arsyeja e rritjes eksponenciale të prodhimit të plastikë, dhe aftësisë së saj për të mbijetuar për dekada me radhë.

Çdo vit në oqeane hidhen jo më pak se 10 milion ton mbetje plastike, dhe rrymat i çojnë ato në gjiret e oqeanit. Një shembull i tmerrshëm i kësaj është vorbulla e mbeturinave që pluskon mbi Paqësorin e Veriut, i quajtur me ironi si “kontinenti i 8-të”, që u zbulua në vitin 2013. Ai përmban 80.000 ton plastikë dhe shtrihet në një sipërfaqe 1.6 milion kilometra katrorë, pra 3 herë më të madhe se Franca, apo 2 herë më i madh se Teksasi.

Dhe sado tronditëse që mund të tingëllojë, ky kontinent plastik lundrues është më shumë si një ajsberg, me pjesën më të madhe të masës të fshehur thellë nën sipërfaqe. Vetëm në Detin Mesdhe -që vuan tashmë pasojat e menaxhimit të dobët të mbetjeve – 200 tonë plastikë vërehen çdo vit në breg.

“Në shtratin e detit Mesdhe, dendësia e mbetjeve plastike mund të arrijë deri në 1 milion copëza mbeturinash për 1 km2”- u shpreh Fransua Galgani, oqeanograf dhe ekotoksikolog në Qendrën Ifremer në Korsikë.

“Sfungjerët” e ndotjes

Ndaluni dhe reflektoni vetëm për 1 minutë mbi imazhet shqetësuese të kafshëve detare që mbyten ose plagosen nga makroplastika. Problemi i paraqitur nga mikroplastikat – ato që nuk mund t’i shohim me sy të lirë – është edhe më serioz.

Të gëlltitura nga çdo organizëm që përbën zinxhirin ushqimor, mikroplastikat çojnë në një kaskadë efektesh të dëmshme. Të pranishme kudo në ujë, këto mikroplastika gëlltiten nga çdo organizëm në zinxhirin ushqimor, nga zooplanktoni tek balenat më të mëdha, duke e zvogëluar aftësinë e tyre për të tretur ushqimin dhe për të thithur lëndët ushqyese.

Kjo gjë e ndryshon mikrobiomën e tyre të zorrëve, duke e ngadalësuar metabolizmin e tyre. Është një kaskadë efektesh të dëmshme, të bëra gjithnjë e më të rëndësishme nga toksicitetikimik i provuar i këtyre fragmenteve të vogla plastike.

Kur është fjala për plastikat detare, toksiciteti dyfishohet, shpjegon ekotoksikologu i CNRS (Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore) Ika Pol-Pont.“Nga njëra anë, plastikatjanë hidrofobe, ndaj ato veprojnë si “sfungjerë të ndotjes” që thithin dhe i përqendrojnë ndotësit e pranishëm në ujin e detit – hidrokarburet, pesticidet dhe metalet.

Këto mbeturina janë shumë të përqendruara, me nivele toksiciteti deri në 1 milion herë më të larta sesa në ujin përreth. Për më tepër, vetë plastika është toksike (95 për qind polimerpolietileni, polipropileni, polistiren, etj.) me 5 për qind aditivë (ngjyrues, retardantë flakësh, etj.).

Aditivët prodhohen me një larmi kaq të madhe kimikatesh që nuk mund të identifikohen, por nuk ka dyshim që ato përmbajnë dëmtues të gjendrave endokrine, siç janë ftalatet dhe bisfenoli-A. Por aspekti më shqetësues i ndotjes plastike është “plastisfera”, e cila i referohet të gjithë mikro dhe makro-organizmave (baktereve, kërpudhave, protozoarëve, algave, jovertebrorëve, krustaceve) që kolonizojnë mbetjet plastike, dhe që formojnë atë që specialistët e quajnë “biofilm”rreth sipërfaqes së tyre.

E njohur që nga viti 2013, ajo është trajtuar me shumë shqetësim nga komuniteti shkencor. Në vitin 2016, dy biologë holandezë zbuluan tek platisfera bakteret e gjinisë Vibrio, një familje që përfshin bakterin përgjegjës për sëmundjen e kolerës.

Tre vjet më vonë, ndodhi një zbulim i ri alarmues. Ndërsa studionin bakteret e gjetura në mbetjet plastike në brigjet e Antarktidës, shkencëtarët zbuluan se ato ishin aq rezistente ndaj antibiotikëve sa bakteret më të forta të pranishme në mjediset urbane.

Sigurisht, nëse këto mikroplastika kanë kapacitetin për të thithur ndotësit përreth, ato mund të thithin po aq lehtë edhe antibiotikët. Mbetjet plastike jo biodegraduese, i lejojnë ato që të migrojnë më tej. “Plastikat qëndrojnë në mjedis shumë më gjatë sesa materialet e biodegradueshme siç janë drutë e thata. Prandaj ato janë në gjendje që të migrojnë shumë më tepër dhe për periudha shumë më të gjata kohore”- shpjegon Pol-Pont.

Në vitin 2017, vetëm 6 vjet pasi një cunami shkatërroi brigjet e Japonisë, dhe shkaktoi aksidentin në impiantin bërthamor të Fukushimas, shkencëtarët amerikanë zbuluan 289 lloje krijesash jo vertebrore në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara, që nuk ishin identifikuar kurrë më parë, dhe që e kishin origjinën nga ujërat japoneze.

Këto krijesa të vogla e kishin kaluar Paqësorin mbi mbeturinat plastike të vëna në lëvizje nga cunami. Frika është se specie të tilla të huaja të transplantuara artificialisht nga një ekosistem në tjetrin, priren të jenë pushtuese. Ato sjellin me vete mundësinë e patogjenëve të rrezikshëm, qoftë bakteret Vibrio apo diçka të re. Së bashku me kërcënimin e rezistencës ndaj antibiotikëve, është më se e qartë se ky problem duhet të adresohet në mënyrë urgjente. /Bota.al/

Pas

Shtyhet seanca plenare e Kuvendit, zbulohet data kur do të zhvillohet

Para

Ish-ministri i Brendshëm publikon videon e 4 viteve më parë: Eksperienca e jetës

Para
Ish-ministri i Brendshëm publikon videon e 4 viteve më parë: Eksperienca e jetës

Ish-ministri i Brendshëm publikon videon e 4 viteve më parë: Eksperienca e jetës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar