Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ndodhej sot në Përmet.
Ajo ka vendosur të prezantojë kandidatin për deputet Elton Ismaili.
Gjatë fjalës së saj, ajo komentoi dhe përplasjet që ndodhën sot në Elbasan paraditen e sotme, mes mbështetësve të Partisë Demokratike dhe Socialiste me rastin e Ditës së Verës.
Kryemadhi parashikoi se më 25 prill ditën e zgjedhjeve shqiptarët do ta përzënë Ramën, ashtu siç bënë dhe ditën e sotme.
“Një nga problemet tona kryesore është ajo çfarë do të ndodhë mbas 25 prillit sepse ne e kemi mëse të qartë se cili do të jetë rezultati i 25 prillit.
Rezultati i 25 prillit është ajo çfarë ndodhi në Elbasan më përpara, aty ku njerëzit e përzunë dhe i thanë ik largohu sepse nuk duam të të shikojmë.
Ku Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës, ka papunësinë më të madhe, ka mungesën e ekonomisë, ka biznese të falimentuara ka varfërinë më të madhe.
Ndërkohë që sot njerëzit nuk kanë më dëshirë ta shikojnë jo si individ por si fenomen. Sepse është fenomeni që i varfëroi shqiptarët, i largoi shqiptarët nga Shqipëria, i largoi të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria.
Prandaj dhe angazhimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me 25 prillin. 25 prilli ka të bëjë me ndryshimin për të ndëshkuar çdo njeri që nuk mban fjalën, çdo politikan që nuk iu përgjigjet. Socialistët e Përmetit shikojnë më shumë socialist Vangjel Tavon sesa Bledi Çuçin”, shprehet Kryemadhi.