Ministri i Shëndetësisë në Jordani ka dhënë dorëheqjen. Vendimi i tij vjen pasi 6 pacientë të infektuar me Covid-19 humbën jetën në spital si pasojë e mungesës së oksigjenit.
Pas kësaj ngjarje Kryeministri i vendit Bisher al-Khasaëneh, i kërkoi ministrit të Shëndetësisë Nathir Obeidat që të tërhiqej.
Të afërm të pacientëve të cilët humbën jetën u mblodhën të revoltuar përpara spitalit. Për të shmangur incidentet, forca të shumta policore shkuan në vendngjarje.
Ende nuk është e qartë se përse oksigjeni u ndërpre. Për këtë ngjarje ka nisur një hetim. Sipas ministrit të Shëndetësisë, ai ndjente përgjegjësi morale për atë që ndodhi.