Një burrë nga Kalifornia u dënua me dy shekuj burgim, pasi planifikoi vrasjen e partneres dhe dhe fëmijëve.
Ali F. Elmezayen, 45-vjeç, ka marrë dënimin maksimal për mashtrim, vjedhje identiteti, pastrim parash si dhe planifikim të vrasjeve.
“Ai është një gënjeshtar shumë i zoti dhe nuk është asgjë më tepër sesa një vrasës brutal. Për të vetmen gjë që ankohet është se u kap nga autoritetet”– ka thënë gjykatësi John F. Walter.
Elmezayen kishte siguruar policën e sigurimit të jetës që kapte vlerën e mbi tre milionë dollarë.
Gjatë seancës, gjykatësi ka publikuar incizimet e bisedave telefonike, ku Elmezayen dëgjohet duke pyetur zyrtarët e kompanisë së sigurimit nëse polica e tij është ende aktive, a do të shpaguhet në rast se ndonjë anëtar i familje humb jetën dhe në qoftë se ekspertë të kompanisë do të hetojnë “aksidentin” e mundshëm.
E vetëm dy javë pasi vuajti dënimin dyvjeçar me burgim, ai ka kërcyer nga porti detar i Los Angeles ku humbën jetën dy djemtë e tij me autizëm 13 dhe 8 vjeç.
E ëma e djemve, i mbijetoi “aksidentit” pasi një peshkatar i kishte hedhur asaj jelek shpëtimi.
“I pakënaqur me gjendjen financiare dhe atë në familje, Elmezayen kishte mashtruar duke marrë miliona dollarë nga polica e sigurimit, e më pas ishte hedhur në det me familje me qëllim që të mund t’i tërheq paratë”– ka thënë avokati Nick Hana.
Përveç se është dënuar me 212 vite burgim, autori duhet të paguajë dëmshpërblimin prej 261.751 dollarë.
Atë e pret akoma gjykimi për akuzat për vrasje, ku pritet të dënohet me burgim të përjetshëm pa mundësinë e dënimit me kusht.