Zbulohen të tjera detaje nga vrasja e 27-vjeçarit shqiptar, Santino Xhyra në Itali. E gjithë ngjarja duket se ka ndodhur pas një sherri banal mes shqiptarësh, ndërs i riu u vra për një fjalë gojë.
“E vrava sepse më ofendoi mua dhe familjen time”. Kështu u shpreh 39-vjeçari Shaban Fejza, autori i dyshuar i vrasjes së Santino Xhyra pasditen e 11 Marsit në Bari.
Referuar mediave italiane, Shaban Fejza deklaroi se kishte patur konflikt verbal me shtetasin tjetër Santino Xhyra dhe pretendon se viktima e ofendoi. Për këtë arsye spias tij, shkoi të merrte armën dhe u rikthye në banesën e 27-vjeçarit duke e ekzekutuar.
Konflikti kishte lindur për banesën ku jetonte Santino Xhyra me një shokun e tij shqiptar. 27-vjeçari nuk kishte shlyer pagesën e qirasë, dhe të njëjtën banesë kërkonte ta merrte me qira Shaban Fejza. Apartamenti është në pronësi të xhaxhait të viktimës, dhe Shaban Fejza kishte shkuar tek Xhyra që t’i kërkonte t’i paguante qiranë e pashlyer xhaxhait të tij si dhe të lironte banesën.
Fillimisht, 27-vjeçari kishte patur debat verbal me xhaxhain që banon një kat më lart. Më vonë, në apartamentin e Santino Xhyrës kishte shkuar Shaban Fejza dhe të dy u konfliktuan. 39-vjeçari e goditi në fytyrë, ndërsa Xhyra iu kthye me të njëjtën monedhë. DIçka e tillë revoltoi Shaban Fejzën i cili shkoi të merrte armën.
Pasi u rikthye te banesa e Santino Xhyrës, e qëlloi atë me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend. Krimi ndodhi në prani të shokut të Santino Xhyrës, i cili jetonte në të njëjtin apartament. Ai i tregoi policisë gjithçka që kishte parë dhe se kush ishte autori. Këto informacione ndihmuan në kapjen e Shaban Fejzës brenda shumë pak orësh.