Pas sherrit të një dite më parë në zyrat e FRD-së, në rrjet ka shpërthyer një valë memesh dhe montazhesh në lidhje me presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Mund të themi që krijimtaria nuk është mbyllur me kaq. Rapsodi Gëzim Ahmetaj i ka kushtuar një këngë presidentit të Republikës që është publikuar së fundmi. “Jetë të gjatë o Ilir Meta“, titullohet kënga, ndërsa klipi bashkon momentet kulminante të deklaratave të kreut të shtetit.