• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Detaje të reja/ Arrestimi i vrasësit të Behar Sofisë: Kishte dhe një vëlla binjak

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Arrestohet autori i dyshuar i ekzekutimit të Behar Sofisë, në pranga 3 të tjerë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ernejt Shyti, 24 vjeç, është autori i dyshuar i vrasjes së Behar Sofisë, i cili u arrestua dje në Malin e Zi dhe në mbrëmje ju dorëzua autoriteteve shqiptare. Mësohet se i riu është paguar për të kryer këtë krim nga persona të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga arrestimi i tij. Sipas saj, Policia ka arrestuar fillimisht vëllain binjak të 24 vjeçarit pasi profili gjenetik i tyre ishte i njëjtë, por më pas ai është liruar.

“Është hera e tretë që polumbarët e RENEA kryejnë kërkime për armën e krimit në Lumin e Lanës. Më herët kontrollet e RENEA-s nuk kanë dhënë rezultat. Gjetja e armës së krimit do të ishte një provë e shtuar e hetimit, për të pasur pastaj prova të pakundërshtueshme. Ndihma më e parë iu është dhënë hetuesve nga kamerat e sigurisë, përmes së cilave është ndjekur itinerari i autorit. Përveç rrobave, te Liqeni është gjetur dhe një celular i autorit.

Në Lanë ka pasur vetëm pamje filmike të autorit, pra karakteristika trupore të tij. Ndërsa te provat te Liqeni janë gjetur provat e ADN-së. Autori ka dhe një vëlla binjak, ndaj dhe hetuesit e kanë pasur të vështirë të bëjnë identifikimin. Te celulari i gjetur te Liqeni janë zbërthyer të gjitha kontaktet, ku rezultonte se autori rrinte në zonën e Bërrylit, ndërsa vëllai binjak në Kërrabë. Vëllezërit i kishin prindërit të divorcuar dhe njëri rrinte me të atin, tjetri me të ëmën.

Ernejt Shyti është filmuar nga një kamera sigurie, ku rezultonte se ai jetonte me nënën e tij. Duke pasur këtë kamera sigurie, lëvizjet e tij, që zbuloheshin nga celulari, është arritur të personalizohet nga binjaku, i cili jetonte te babai në Kërrabë”, u shpreh gazetarja në Neës 24.

Për grupin e vrasësve, tre bashkëpunëtorët që u arrestuan sot me Ernejt Shytin, Lala tha se ata vepronin në bazë të interesave, pra paguheshin nga persona të tjerë, të cilët deri tani Policia nuk ka arritur t’i gjejë.  Në pranga veç Ernejt Shyti, kanë rënë dhe Skënder Vathi, Leonar Xhixha e Xhuljano Visha.

“Bëhet fjalë për një grup vrasësish me pagesë, pra biznesmeni është ekzekutuar nga një bandë me pagesë. Më kryesori nga të arrestuarit është Skënder Vathi, që ka organizuar vrasjen e Behar Sofisë. Përmes personit të tij, Leonar Xhixha, ka rënë në kontakt me Xhuljano Vishën, të dy këta të fundit emra të njohur për drejtësinë. Ky i fundit njihej më herët me ekzekutorin Ernejt Shyti. Këtij të fundit i janë dhënë të dhëna për personin, fotografia, arma e krimit, i është premtuar edhe shuma prej 50 mijë eurosh.

Ai ka survejuar për një kohë të gjatë shënjestrën, i cili ishte prekur nga koronavirusi dhe ka qëndruar për 19 ditë i izoluar në banesë. Autori e ka pritur ditë të tëra dhe në momentin që ka dalë nga banesa, e ka qëlluar me dy plumba, duke e lënë të vdekur. Ky është një grup kriminal, që ka vepruar për interes, pra kundrejt pagesës, por policia dhe prokuroria nuk kanë vajtur ende tek urdhëruesit e vrasjes.

Arrestimi i këtyre personave dhe fakti që ekzekutori është penduar dhe ka pranuar krimin është lehtësim i policisë. Ai është bërë tashmë i penduar i drejtësisë. Pista kryesore e hetimit ka të bëjë me prishjen e pazareve të trafikut të heroinës, sepse Behar Sofia ishte një person me shumë dritëhije, kishte lidhje shumë të forta me një grup kriminal, bashkë me të vëllanë. Nëse shkohet tek urdhëruesit, mund të kemi emra shumë të njohur të botës së krimit dhe të biznesit, të cilët mund të shkojnë prapa hekurave”, tha gazetarja e kronikës Klodiana Lala./News24/

Pas

Marrëveshja SHBA-Shqipëri për gazin, Yuri Kim: Rrit furnizimin dhe sigurinë e energjisë

Para

Politikat efektive të Presidentit Biden – në luftë kundër pandemisë

Para
Vendet europiane riaktivizojnë “litarët e shpëtimit të ekonomisë”

Politikat efektive të Presidentit Biden – në luftë kundër pandemisë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar