Ditën e sotme, forcat RENA kanë “blinduar” zonën e Lanës ku u ekzekutua biznesmeni 66-vjeçar Behar Sofia.
Nën masa të rrepta sigurie është dërguar në vendin e krimit dhe ekzekutori 24-vjeçari Ernejt Shyti i cilit pritet të ndërtojë skemën e vrasjes së 66-vjeçarit.
Ai po u tregon forcave RENEA se ku ka qëndruar dhe si ka vepruar ndërsa ka thënë që armën e ka hedhur në Lumin e Lanës. Ndërkaq, polumbarët e RENEA-s po kryejnë kërkime Brenda lumit.