Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Shqiptarët i çojnë kursimet në blerjen e shtëpive

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Ekonomi
0
Shqiptarët i çojnë kursimet në blerjen e shtëpive
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Regjimi komunist në Shqipëri e shkatërroi pronën private thuajse tërësisht, duke zbehur në këtë mënyrë edhe instrumentin e trashëgimisë.

Aktualisht shqiptarët janë ndër poseduesit më të mëdhenj të shtëpive në rang europian dhe rajonal, ku pas viteve 1990 i kanalizuan kursimet në ndërtimin dhe blerjen e shtëpive të reja.

Në total, 90.2% e familjeve janë pronare të shtëpisë ku jetojnë, ndërsa 5% jetojnë me qira, sipas INSTAT. Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat së fundmi, vendi me përqindjen më të lartë të familjeve që e zotërojnë pronën ku jetojnë është Rumania, me 96.8% të familjeve pronare, e ndjekur nga Kroacia me 90.5% dhe Shqipëria me 90.2%.

Por një anketë e Bankës Qendrore të Austrisë ka gjetur se, shqiptarët kanë trashëgiminë më të ulët të shtëpive në rajon, dhe nivelet më të larta të blerjeve dhe ndërtimit të tyre.

Nga pronësia e përgjithshme e shtëpive, 43.5% e tyre janë bërë pronarë nëpërmjet blerjes dhe 28% nëpërmjet ndërtimit, teksa vetëm 9% i kanë trashëguar. Në rajon pronësia në masën më të madhe është krijuar nga trashëgimia dhe ndërtimi dhe më pak nga blerja.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për shembull në Maqedoni nga pronarët e banesave 45% e tyre i kanë trashëguar, 26% i kanë blerë dhe 16.4% i kanë ndërtuar vetë. Në Bosnjë rezulton se 30%, e pronarëve i kanë trashëguar banesat, 48% i kanë ndërtuar vetë dhe vetëm 20% i kanë blerë.

Në Serbi trendet janë të ngjashme. Pronarët e banesave janë krijuar 36% nga trashëgimia, 31% nga ndërtimi dhe
26,7% duke i blerë. Në vendet e tjera të Europës Juglindore si Hungaria, Cekia dhe Polonia, pronësia e banesave ishte krijuar nga blerjet në një nivel më të lartë se rajoni.

Blerja e një shtëpie në Shqipëri në ditët e sotshme shpesh shihet si një instrument investimi i sigurt. Vendi nuk ka një treg aktiv kapitalesh dhe as instrumente financiarë të larmishëm për të investuar kursimet. Tani që interesat e depozitave në banka janë në nivele të ulëta historike, investimet në blerjen e banesave janë rritur dhe kjo pasqyrohet në zhvillimet aktive në sektorin e ndërtimit. Lejet e ndërtimit në pesë vitet e fundit janë rritur me shpejtësi, inventarët e ndërtuesve janë me ulje edhe pse çmimet po vijnë me rrite nga viti në vit dhe popullsia po zvogëlohet.

Pas

Qëlloi me thi.kë 2 të miturit/ Kapet nga policia 14-vjeçari në Krujë  

Para

Bilanci i Co*id-19, MSH: 681 raste të reja, ja sa viktima u regjistruan në 24 orët e fundit

Para
Dalin shifrat/ Raste të reja dhe viktima nga virusi, ja çfarë ka ndodhur 24 orët e fundit në vend

Bilanci i Co*id-19, MSH: 681 raste të reja, ja sa viktima u regjistruan në 24 orët e fundit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora