• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Dilni jashtë” Meta urgjent te FRD, përplaset me Policinë Bashkiake: Do ju çoj në burg me duart e mia

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Dilni jashtë” Meta urgjent te FRD, përplaset me Policinë Bashkiake: Do ju çoj në burg me duart e mia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta është konfliktuar sot fizikisht me efektivët e Policisë Bashkiake.

Përplasja ndodhi në zyrat e selisë së partisë Fryma e Re Demokratike në Tiranë.

Më herët, efektivët e Policisë Bashkiake zbarkuan atje duke kërkuar lirimin e ambienteve.

Ndërkohë kreu i kësaj force politike, Sali Shehu i cili e cilëson kërkesën e paligjshme, tha se telefonoi Presidentin Ilir Meta lidhur me situiatën.

Kreu i shtetit shkoi në zyrtar e FRPD-së ku pati dhe përplasje me efektivë të policisë bahskikae të cilave u tha të largoheshin prej zyrave.

“Përjashta, maskarenj, “dilni përjashta se do ju çoj në burg me duart e mia”, dëgjohet të thotë Meta në videot e publikuara në media, ndërhë pamjet tregojnë efektivë të policisë bashkiake që largohen.

Prej disa vitesh, FRD është e vendosur në ish-selinë e Partisë Demokratike në qendër të Tiranës, pasi kjo e fundit u zhvendos në një ambient tjetër në krah të Lanës.

Kreu i FRPD u shpreh për mediat sqaroi se “nga zyrat e bashkisë ka ardhur një shkresë e pafirmosur, e pavulosur në mënyrë joinstitucionale, e cila bën fjalë për lirimin e ambienteve që disponon Fryma e Re Demokratike që nga muaji Prill 2016”.

“Fryma e Re Demokratike e quan si provokim të rëndë që bien ndesh flagrant me ligjin mbi partitë politike.  Aq më keq tentativat e neveritshme për të fikur dritat si dhe përdorimi i policisë bashkiake, e cila paguhet me taskat e shtetit shqiptar për të ndaluar anëtarët e partisë Fryma e Re Demokratike të ngjiten në selinë e tyre, janë të papranueshme, thellësisht politike dhe mjaft të rrezikshme në këtë prag zgjedhjesh. Zoti Kryetar, ju bëjmë me dije që ne jemi në të drejtën tonë, të drejtë të cilën na e garanton ligji mbi partitë politike, neni 22, pika b, paragrafi 2 të cilën e citojmë “Partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qënë mbi 1 përqind në shkallë vendi”.

Zoti Veliaj, Fryma e Re Demokratike nuk mund ta besojë se këto veprime janë urdhëruar nga ju, prandaj duhet menjëherë të urdhëroni ndalimin e kësaj marrëzie provokuese që bie ndesh me frymën e bashkëpunimit politik që duhet të ketë vendi në prag të zgjedhjeve pasi ky është një nga kushtet e integrimit të Shqipërisë dhe është e vendosur në rezolutën e Bashkimit Europian. Zoti Veliaj, Fryma e Re Demokratike është pjesë e koalicionit Aleanca për Ndryshim, nuk është e rastësishme që shkesa ka ardhur vetëm tre ditë pasi është nënshkruar kjo marrëveshje. Kjo i bën veprimet e tuaja thellësisht politike, antiligjore dhe provokuese. Duke përfunduar besojmë se ndërhyrja juaj do të jetë e menjëhershme për të ndaluar këtë akt të paprecedentë”, tha ai.

Meta u shpreh se lëvizjen e policisë bashkiake “e konsideroj si një përpjekje për të realizuar një grusht shteti”.

“Ti sjellësh një partie zyrtare opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD për të marrë pjesë në zgjedhje, ti sjellësh një shkresë të tillë as vulë dhe as emër tituallari as nr protokolli të bërë vetëm për të dhunuar fizikisht e fizikisht çdo forcë opozitare që synoin të konkurojë në zgjedhje. Kjo është Bashki-bandë. Është tepër irrituese. Është paralajmërim për qytetarët për përpjekjet mafioze për të vënë dorë në procesin zgjedhor. I bëj thirrje opozitës të zgjohet dhe të mos lejojë më prekje të rregullave të garës se do të jetë vonë”, tha Meta për gazetarët pas incidentit.

Pas

“Të ndërhyhet menjëherë” Shefi i OKB ngre alarmin, tregon me çfarë mund të përballet njerëzimi

Para

“Kryepalaço i Bashkisë” Pas sherrit me policët, Meta paralajmëron Veliajn: E di shumë mirë çfarë ke bërë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

nga Fast News
12:56 | 21/12/2025
0

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

nga Fast News
12:30 | 21/12/2025
0

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

nga Fast News
12:00 | 21/12/2025
0

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

nga Fast News
11:22 | 21/12/2025
0

Recent News

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

12:56 | 21/12/2025
Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

12:30 | 21/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar