Në lidhje me kandidaturën e Luljeta Bozos për deputete, ka reaguar dhe Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi. Ky i fundit, në një postim në rrjetet sociale shkruan se kandidimi i saj tregon dhe njëherë se po rikthehet komunizmi. Ai shton se “këta njerëz duhet t’i zhdukim njëherë e mirë”.
“Ditët e komunizmit po kthehen back. Votojeni këtë zonjën sepse do të mendojë për popullin mbas 25 Prillit OMG. Sa njerëz vranë, pushkatuan, torturan, internuan njerëz, vranë lirinë e popullit në kohën e Enverit. Dhe këta na i kujtojnë më së miri??? Jo t’i votoni, por t’i zhdukim njëherë e mirë nga politika këta njerëz.”, ka shkruar Stresi.