Në protestën e sotme përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë ku kërkohet lirimi I protestuesve të arrestuar mbrëmë nga policia, ndodhet edhe bashkëshortja e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, Aurela Basha.
Duke folur për tv News 24 Basha është shprehur se ndodhet si qytetare e Tiranës dhe se për të kjo situatë është e tmerrshme.
“Jam këtu si qytetare e Tiranës. Kam dalë si një qytetare. Si e tillë, pra si një shtetase do të dal sa herë të më thërrasin. Situata sigurisht që është e tmerrshme”, tha ajo.
E pyetur më tej se si do të vazhdojë protesta Basha u shpreh: “Nuk e di kam dalë si qytetare”.