• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kryemadhi e veshur në të zeza i përvishet ministreve të Ramës: Dështim në 8 vite

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Kryemadhi e veshur në të zeza i përvishet ministreve të Ramës: Dështim në 8 vite
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në një konferencë për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu drejtua kryeministri Edi Rama pas deklaratave të fundit, ku karhasoi emrat e listës së PS-së me ato të opozitës.

Ndërkaq, Kryemadhi theksoi se listat e Ramës janë humbësi siç është dhe ai vetë. Ndërsa shtoi se ka frikë nga emrat e opozitës, të cilët sipas Kryemadhit do të sjellin ndryshim

Monika Kryemadhi: Do të dëshiroja që këtë komunikim me qytetarët ta bëja pak më parë, menjëherë pas fjalimit disfatik të Ramës, por pas fatkeqësisë që na ndodhi, të vdekjes së shokut tonmë Eno Laço, unë isha e detyruar dhe kisha oblikim moral dhe njerëzor të zhvilloja ceremoninë mortore të tij dhe për t’u përshëendetur me të për herë të fundit. Sepse Eno ishte miku ynë që në themelimin e LSI. Familja e tij dhe ne do ta ndjejmë mungesën e tij.

Tashmë do t’i përgjigjem Ramës, që sot shfrynte e turfullonte e shkumëzonte nga inati sepse përfaqësonte një listë humbëse dhe na kishte ne përballë, listën e opozitës, listën fituese. Sot shihnim Ramën që si balerin vallëzonte në bunkerin e tij dhe kishte kapur rolin e belidencerit. Po ju kujtoj për garimin dhe konkurencën që bënte mes figurave të tij dhe atyre të opozitës. Si gjithmonë një njeri që ka probleme psiqike e gjen ilaçin për sëmundjen e tij duke bullizuar të tjerët.

Meqënëse e nisi me starin e pandemisë, Manastirliun, të cilën e njoh shumë mirë, dhe vetë pseudonimin ja ka vënë Rama luleshtrydhe, i them pyet qytetarët shqiptarë që dhe sot paguajnë mbi 3000 euro për ilaçet e kovid. Pyet infermierët që e kanë të pamundur t’u shërbejnë pacientëve dhe i ka futur në hasmëri me familjarët e tyre. Edhe në Luftën e Dytë Botërore, Shqipëria nuk ka pasur shëndetësi kaq të rrënuar dhe të shkatëruar. E vazhdojmë me Etildën që të na shpjegojë lidhjet me lojërat e fatit, e di shumë mirë ajo dhe familja e saj. Të vazhdojmë me Belinda Ballukun dhe linjat e saj 3D apo me Evis Kushin që po e çon arsimin shqiptar drejt tjetërsimit të gjuhës shqipe. Arsimi shqiptar është arsimi për të cilën fëmijët shqiptarë nuk kanë pse të mësojnë gjuhë tjetër, përveç atyre të miratuara në Konventë, që janë anglishtja, italishtja, frengjishtja dhe gjermanishtja.

Edi Rama e di shumë mirë që shumë shpejt arsimi shqiptar nuk mund të jetë peng i strukturave pa identitet të Lindjes së Largët. Pse lista e Ramës është listë humbëse, sepse vetë Rama është një humbës. Rama u rriti shqiptarëve taksat mbi pagat. Rama rriti çmimin e energjisë elektrike, të bukës. Rama ka frikë nga lista e LSI sepse ka frikë nga vendet e punës që krijojmë ne. Ka frikë nga shëndetësia cilësore që do t’u ofrojmë qytetarëve shqiptarë. Ka frikë nga LSI sepse nuk bën dot kompromis me të, sepse janë 2 qendrime të ndryshme. Në 25 prill do të të bëhet goli nga porta në portë, dhe s’ke për ta marrë vesh kurrë. Janë socialistët ata që do ta bëjnë golin më të madh. Data jote e skandencës është 25 prilli. Do kesh të gjitha televozionet rreth teje, policinë, OF, SPAK-un, por nuk ke me vete të rinjtë dhe gjithë popullin shqiptar,sepse ke 8 vjet që i gënjen. Ke gënjyer pensionistët që në 8 vjet nuk ia ke ngritur pensionin. Gënjeve të rinjtë që iu premtove 300 mijë vende pune. Mashtrove policinë që i degdise rrugëve me rroga qesharake duke i detyruar të lakmohen nga lekët e krimit. Mashtrove familjen tënde që i them jam burrë i mirë, por ti je thjeshtë një burrë humbës, do të mbahesh mend si njeriu që shqiptarët e tërhoqën zvarrë në 25 prill. Me votë Edi Rama.

 

Pas

Rudina Hajdari zbardh takimin e ambasadores Kim në Elbasan

Para

Bilanci/ Sa persona humbën jetën nga virusi në 24 orë

Para
E rëndë/ Ndërron jetë nga virusi fëmija 10-vjeçar nga Elbasani

Bilanci/ Sa persona humbën jetën nga virusi në 24 orë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar