Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, të cilët do të garojnë në zgjedhjet elektorale të 25 prillit.
Të parat në listën e Tiranës janë doktoresha Najada Çomo, shefe e spitalit Infektiv si dhe inxhinierja e njohur Luljeta Bozo.
Rama nuk i ka kursyer lëvdatat për punën e secilës prej tyre.
“Dy përfaqësuese të denja janë në këtë skuadër, mishërim i dy kategorive më të prekura nga fortuna e kohës. Me shumë mirënjohje për të dyja dua që të gjithë ta shohin dhe ndjejnë arsyen e fortë se këto dy mikesha janë këtu. Për herë të parë në historinë e Kuvendit, pensionistët do të përfaqësohen nga një prej tyre. Një nga më të mirat. Për herë të parë do të ulet një stërgjyshe, e cila nuk është aty dhe nuk do të jetë në këtë rrugë vetëm për këtë cilësi. Por edhe një cilësi tjetër, një njeriu që ka jetuar me profesionin e tij dhe ka shkëlqyer, ndërkohë që ka shumë të tjerë që e duan profesionin e tyre. Për të gjithë ata Luljeta është frymëzim. Pikërisht se në certifikatën e saj figuron një moshë, ajo dëshmon se mosha e vërtetë është ajo e shpirtit, e mendjes që i ka të mbushura me rini. Dashuria për atdheun nuk ka kufi moshe. Najada është deputetja e heronjve tanë….”, u shpreh kryeministri Rama.