Mbrëmjen e sotme, ka ndodhur një shpërthim me eksploziv në fshatin Halil të Fushë-Krujës.
Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se sasi a lëndës plasëse ka ndodhur në banesën e Arben Pllumit. Ndërkaq, mësohet se është hera e dytë që banesës së tij i vendoset tritol, por ende nuk ka të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 09.03.2021, në orën 21:50, në fshatin Halil, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga e cila ka vetëm dëme materiale.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.