Pak më shumë se një muaj na ndajnë nga zgjedhjet elektorale të 25 prillit.
Ndërkohë shumë figura të politikës kanë vendosur të garojnë në listat e deputetëve, ndërsa të tjerë jo.
Njëri prej tyre është dhe deputeti Ralf Gjoni, i cili ka bërë një deklaratë të papritur sot në Kuvend.
‘Ja Myslym, përsëri me renditje jemi. Ja ku jemi, sërish me renditje. Me këtë sistem renditje më vjen keq, të nderuar kolegë të opozitës, nuk e ndjej dot veten mjaftueshëm për të garuar në këtë garë dhe këto zgjedhje të vjedhura.
Falenderoj forcat e opozitës që më ftuan. Nuk e ndjej veten të fortë për të garantuar numërimin e votës time. Ky sistem do të vjedhës sërish votën. Votën e diasporës e tall dhe e pështynë.’- tha Gjoni.
Kujtojmë se sot të gjitha partitë politike do të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Sipas Kodit Zgjedhor, ora 24:00 e kësaj të hëne do të shënojë përfundimin e afatit që kanë partitë politike për të zbuluar emrat e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.