Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një video nga Kalaja e Krujës, pasi kjo e fundit është restauruar dhe i është vendosur edhe ndriçimi artistik.
Rama shkruan se ky është një tjetër zhvillim pozitiv për Krujën turistike, ndërkohë që pamjet që ofrohen nga kjo kala janë fantastike.
“Rilindja e Kalasë së Skënderbeut pas restaurimeve dhe ndriçimit artistik, një tjetër zhvillim pozitiv për Krujën turistike”, shkruan Rama.