Vendimi i tifozëve të Butrintit për të ndjekur nga afër ndeshjen e skuadrës së tyre nga tarracat e disa shtëpive të vjetra mund të kishte përfunduar me bilanc tragjik.
Tarraca e një prej ndërtesave në të cilën po qëndronin tifozët sarandiotë është shembur papritmas, duke rrëzuar një pjesë të personave që ndodheshin sipër saj, të cilët janë plagosur.
Për fat të mirë, dëmtimet kanë qenë të lehta dhe pa rrezik për jetën. Në video janë një numër i madh tifozësh që bien nga ndërtesa.