Këtë të dielë ka mbërritur për masën e sigurisë në Gjykatën e Fierit Erdis Rapo, i cili qëlloi për vdekje babanë e tij, Dhori Rapi 52 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi në tokën pranë shtëpisë në fshatin Luar të Roskovecit mesditën e së premtes.
Pasi u debatuan verbalisht, degjeneroi me grushte ku më pas e qëlloi babanë me shkopin që përdorte për të ruajtur bagëtitë.
Goditja në kokë ka rezultuar fatale për të ndjerin Dhori Rapi. 25-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit pranë familjarëve të tij/
Sipas të afërmëve dhe familjarëve, të dy at e bir vuanin nga problemet e shëndetit mendor. 25-vjeçari kurohej shpesh ndërsa pas ngjarjes, i riu u arrestua nga blutë e Fierit.