Në pranga ka rënë 37-vjeçari Endrit Lila, i cili shkaktoi aksidentin me 4 viktima në Rrogozhinë. Fillimisht, nga aksidenti tragjik humbi jetën në vend shoferi Tonin Mëhilli, 59 vjeç oficer burgjesh.
Më pas, vdiq dhe një nga pasagjerët në mjetet e aksidentuara, Merushe Koni 44 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Muharrem Koni, 58 vjeç. Ndërkaq, në spital ndodhet edhe një 10 vjeçare e cila po merr mjekimin.
Njoftimi i plotë:
Policia ka arrestuar shtetasin E. L., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera.
Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve shtetasit T. M., 59 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, si dhe shtetasja R. K., 44 vjeçe., pasagjere në mjetin me drejtues B. K.
Gjithashtu është dëmtuar dhe një shtetase e mitur 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.