Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare për Veriun dhe Qëndrën POR reshje të pakta shiu do ketë skaji Jugor. Pjesa e dytë e ditës sjell largim të reshjeve nga i gjithë vendi duke diktuar mot të kthjellët dhe vranësira të herë pas herëshme.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat e mengjesit por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2 në verilindje deri në 16°C në jugperëndim.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2- 3 ballë.