Zyrat në Drejtorinë Arsimore në Fier janë përfshirë këtë të premte nga zjarri. Bëhet me dije se zjarri ka rënë rreth orës 15:10, në katin e dytë të ndërtesës.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty.
Fier Informacion paraprak
Sot rreth orës 15:10, te Drejtoria Arsimore Fier, në katin e dytë ka rënë zjarr. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë të cilët bënë evakuimin e personave që ndodheshin aty. Shërbimi zjarrfikës po punon për fikjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.