Vuan nga sëmundja e Parkinsonit/ 75-vjeçarja nuk ndalet së praktikuari boks

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime


Kjo grua 75 vjeçe nga Belgjika megjithëse vuan nga sëmundja e Parkinsonit nuk e ka ndërmend të dorëzohet – madje ajo po e sfidon sëmundjen duke praktikuar boksin në një provincë në jug të Antalias në Turqi.

Me doreza në duar dhe atlete sportive, Nancy van der Straeten, futet në ring dhe nis të godasë kundërshtarin në stërvitje, pavarësisht se ka simptoma të theksuara të sëmundjes.

6 vite pasi u diagnostifikua, ajo zbuloi benefitet e boksit. Madje, me kalimin e viteve ajo thotë se e ka “perfeksionuar” këtë sport, që e ka ndihmuar edhe ta luftojë sëmundjen.

“Nuk të ndalë Parkinsoni. Është një sëmundje e rëndë, kurrë nuk ndalet – por as ju nuk duhet të ndaleni”, tha va nder Straeten.

Para
ADVERTISEMENT

Të Gjitha