Partia Demokratike e Shqipërisë, përmes një shënimi shprehet e bindur se vendi ynë me Ramën në krye nuk mund të bëj përpara. Midis tjerave, PD shprehet se rreth nesh po përparojnë, ndërsa Shqipëria ka mbetur në vendnumëro ngaqë është kapur peng nga kryeministri.
Sipas selisë blu, koha për ndryshim ka ardhur.
Shënimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë
Rama që dështoi për 8 vjet me radhë dhe e la Shqipërinë në vendnumëro, nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit tonë për të dalë nga kriza ku ai e zhyti.
Ndërkohë që vendet rreth nesh ia dolën të përparojnë, Shqipëria dështoi, sepse u mor peng nga Rama.
Ka ardhur koha për ndryshim. Ne së bashku do ta sjellim këtë ndryshim dhe me 25 prill Shqipëria do të fitojë!