• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Dhjetë leksione nga kriza e pandemisë- Pse dështuan disa vende të pasura

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Dhjetë leksione nga kriza e pandemisë- Pse dështuan disa vende të pasura
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Sipas një studimi më të fundit një përzierje vendesh më të vogla të drejtuara nga Zelanda e Re, Vietnami, Tajvani, Tailanda, Qipro, Ruanda dhe Islanda, renditen si 10 vendet e para tëbotës që e menaxhuan mëmirë reagimin e tyre ndaj Covid-19.

Në studimin e botuar në revistën BMJ, drejtuesi i studimit të Universitetit Flinders, Fran Baum, iu bashkua ekspertëve nga e gjithë bota, për të reflektuar mbi parashikimet e Indeksit Global të Sigurisë Shëndetësore (tetor 2019) në rastin e një emergjence të shëndetit publik.

Së bashku me Australinë, Letoninë dhe Sri Lankën si vendet me reagimet më të mira, lista nxjerr në pah disa nga 10 shkaqet kryesore, se përse disa vende ishin të suksesshme dhe disajo në frenimin e pandemisë së Covid-19 gjatë vitit të kaluar.

SHBA-ja, Britania e Madhe, Holanda, Australia, Kanadaja, Tajlanda, Suedia, Danimarka, Koreja e Jugut, Finlanda (Franca, Sllovenia dhe Zvicra), u renditën si “më të përgatiturat”

në indeks. Ndërsa vendet me të ardhura të larta, raportojnë një rezultat mesatar prej 51.9pikësh (nga 100 të mundshmet), indeksi tregon se bashkërisht, gatishmëria ndërkombëtare ndaj epidemive dhe pandemive mbetet shumë e dobët, vë në dukje studimi.

“Tani ne i dimë10 faktorë që kontribuan që indeksi të mos parashikonte dot reagimet e një vendi, përfshirë anashkalimin e fuqisë që kanë kontekstet politike, ekonomike, sociale, si dhe roli i shoqërisë civile -sidomos në vendet e zhvilluara perëndimore si SHBA-ja dhe Britania”- thotë profesori Baum, nga Instituti Sauthgejt për Shëndetësi Shoqëri dhe Barazi në Universitetin Flinders.

Dhjetë variablat e identifikuara në studimin e ri janë:

1. Konsideratë e kufizuar e globalizimit, gjeografisë dhe qeverisjes globale. Për shembull, kombet ishullore si Australia, Zelanda e Re dhe vendet e tjera të Paqësorit, mund të përgatiten të menaxhojnë më mirë pandemitë sesa organizatat rajonale siç është BE-ja.

2. Paragjykimi ndaj vendeve me të ardhura të larta. Pandemia nxori në pah kontrastet midis masave të bio–sigurisë në vendet me të ardhura të larta, dhe aftësisë së tyre reale për të nxitur pjesëmarrjen e komunitetit në respektimin e masave të parandalimit dhe kontrollit.

3. Dështimi për të vlerësuar si duhet kapacitetet e sistemit shëndetësor.

4. Roli i udhëheqjes politike. Nën kushtet e pandemisë, a e kuptojnë udhëheqësit dhe a e menaxhojnë sëmundjen infektive bazuar në provat shkencore? Për shembull, kryeministrja e Zelandës së Re Xhakinta Ardern ishte e qartë dhe e prerë, duke pasur një rezultat shumë më të mirë sesa parashikohej në indeks.

5. Konteksti i sistemeve politike, shoqërore, kulturore dhe financiare të vendeve. Për shembull, SHBA-ja, Belgjika, Australia dhe Afrika e Jugut, kanë pasur përgjigje të nivele federale, por veç e veç patën përgjigje dhe rezultate krejt të ndryshme ndaj pandemisë.

6. Kufijtë e sistemit shëndetësor kombëtar, nuk kanë qenë gjithmonë të ndërlidhura si një faktor parashikues. Për shembull, vendet me të ardhura më të ulëta si Ruanda dhe Vietnami,patën rezultate më të mira, ndoshta për shkak të alokimit më të mirë të burimeve të kufizuara.

7. Pandemia i theksoi pabarazitë e mëparshme shëndetësore dhe sociale në disa vende me të ardhura të larta, si Britania e Madhe dhe SHBA-ja, ku grupet etnike në pakicë përjetuan më shumë dëme nga Covid-19.

8. Indeksi nuk parashikoi efektet e ndryshimeve në dispozitat e sigurimeve shoqërore për një epidemi të zgjeruar.

9. Nuk u vlerësua kapaciteti civil për një përgjigje ndaj pandemisë. Për shembull, rrjetet e veprimit në komunitet në Afrikën e Jugut në Kejptaun, po punojnë për të amortizuar pasojat e bllokimit dhe për të zvogëluar transmetimin e virusit në komunitet.

10. Një hendek midis kapacitetit dhe përdorimit të tij. Për shembull, ndërhyrja politike në SHBA e bllokoi punën e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, që zakonisht hartojnë në mënyrën e duhur dhe uniforme programe të avancuara të trajnimit mbi epidemiologjinë. / Eurekalert – Bota.al

Pas

A do të vijë në Shqipëri të votojë më 25 prill? Albin Kurti tregon vendimin që ka marrë

Para

“Të zgjohen herët dhe mos hipin në autobuzë” Mira Rakacolli sqaron deklaratën: U keqinterpretua

Para
“Të zgjohen herët dhe mos hipin në autobuzë” Mira Rakacolli sqaron deklaratën: U keqinterpretua

“Të zgjohen herët dhe mos hipin në autobuzë” Mira Rakacolli sqaron deklaratën: U keqinterpretua

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar