• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ka bërë pazare me 3 klientët e tij para largimit”, PD bën lëvizjen e papritur kundër Ramës në SPAK

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Ka bërë pazare me 3 klientët e tij para largimit”, PD bën lëvizjen e papritur kundër Ramës në SPAK
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Partia Demokratike ka doërzuar një padi të re në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për koncensionin e ri 100 milionë euro të karburanteve.

Ishte ish-deputeti i PD, i cili në fjalën e tij të mbajtur para selisë së institucionit, akuzoi kryeministrin Edi Rama për një “Pazar të pistë” që do të rrisë  çmimin e karburanteve për qytetarët.

DEKLARATA E PËRFAQËSUESIT TË PD AGRON SHEHAJ

Sot, dorëzuam në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama përpara largimit. Në ditët e fundit të pushtetit, Edi Rama ka vendosur të japë një koncesion të fshehtë, në fushën e karburanteve, i cili do t’u kushtojë shqiptarëve 100 milionë euro.

Pa asnjë studim, pa transparencë, gjithçka në errësirë dhe me nxitim, qeveria ka paracaktuar që tre klientë të saj të gjurmojnë transaksionet financiare në fushën e hidrokarburëve.

Ky vendim, në fushatë zgjedhore shkel rregullat e zgjedhjeve, mbyll tregun në tre duar dhe, mbi të gjitha, fut duart në xhepat e qytetarëve, duke e bërë karburantin akoma më të shtrenjtë.

Pazari që Edi Rama ka bërë me 3 klientët e tij pak përpara largimit nga qeveria duhet të hetohet nga SPAK. Nuk ka asnjë dyshim se kjo është një aferë e rëndë korruptive, e cila, nëse hetohet siç duhet, do ta çojë drejtësinë tek Edi Rama.

Rama po bën marrëveshje të ndyra dhe të korruptuara që do të rrisin çmimet e karburantit në Shqipëri, në mënyrë që miqtë e Ramës të bëjnë miliona në kurriz tonë.

Asnjë tjetër, përvec Edi Ramës, nuk ka pushtetin që të vendosë për dhënien e 100 milionë eurove në vetëm 3 duar, të cilat, mund të rezultojnë edhe një dorë e vetme.

Ky vendim i pistë i Edi Ramës, që dënon shqiptarët me një vjedhje të re dhe me rritjen e çmimit të karburantit nuk do të njihet nga Partia Demokratike.

Është vendimi i një kryeministri në panik nga humbja e pushtetit. Edi Rama është në panik, sepse e kupton që fundi i tij ka filluar.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Është koha për ndryshim! Është përgjegjësi e Partosë Demokratike ndaj qytetarëve që me planin tonë konkret të sjellim ndryshim në të gjitha fushat ku Edi Rama ka dështuar: në ekonomi, shëndetësi, arsim, imigrim, infrastrukturë.

Ne do të sjellim ndryshimin dhe shpresë për Shqipërinë!

Pas

“Pacientët vinë vonë” Rishfaqet Pipero, flet për situatën e rënduar në spitale

Para

Iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë/ Gjykata e Posaçme liron mjekun Edvin Priti

Para
Iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë/ Gjykata e Posaçme liron mjekun Edvin Priti

Iu sekuestruan 250 mijë euro dhe 160 milionë lekë/ Gjykata e Posaçme liron mjekun Edvin Priti

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

nga Fast News
08:51 | 10/11/2025
0

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

Recent News

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

Qeveria shqiptare parashikon të përfitojë rreth 6.8 miliardë lekë financime nga Plani i Rritjes me Bashkimin Europian, mbulon vetëm 4% të investimeve publike

08:51 | 10/11/2025
Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar