Këngëtarja Fiolla Morina ndodhet prej më shumë se një muaji në arrati.
Por pavarësisht kësaj situate, ajo vijon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale.
Morina ka publikuar së fundmi një video ku shihet bashkë me mikeshën dhe partnerin Fisnik Syla.
Krahas postimit ajo shkruan “Kiss prej neve”, duke i bërë diss Gjykatës.
Kujtojmë se Gjykata ndryshoi masën nga ‘arrest shtëpie’ në ‘arrest me burg’ për këngëtaren e cila shkeli masën dhe prej një muaji ndodhet në arrati.
Këngëtarja u arrestua disa muaj më parë pasi u kap me dy pistoleta në cantë për të kaluar kufirin nga Kosova në Shqipëri.