Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët si dhe mediat se dërgesat e Pfizer të cilat ishin parashikuar të mbërrinin ditën e sotme, do të vijnë nesër, pra ditën e martë.
Janë 15.210 doza vaksine të cilat do të vijnë 24 orë me vonesë. Arsyeja e kësaj vonese nuk bëhet me dije ende.
Njoftimi i MSHMS
Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale informon se 15,210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer do të mbërrijnë ditën e martë në Shqipëri. Sapo kemi marrë njoftim nga kompania dhe autoriteti përgjegjës për transportin e sigurt të vaksinës, se sasia e vaksinave Pfizer, e konfirmuar për të mbërritur mbrëmjen e sotme, shtyhet me 24 orë.