Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në minierat e Bulqizës.
Mësohet se një minatory është plagosur në njërën prej galerive.
Ai është identifikuar si shtetasi Agron Gjeta, 55vjeç, i cili është dërguar me urgjencë drejt Tiranës.
Minatori i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja po hetohet lidhur me kushtet e sigurisë në punë.