Butani është një nga të paktat vende të prekura më së paku nga koronavirusi. Referuar të dhënave, bëhet me dije se në këtë shtet ka humbur jetën vetëm një person.
Sapo shpërtheu pandemia, u mendua se Butani nuk do të ishte i përgatitur për këtë sfidë të madhe, mirëpo doli krejt e kundërta.
Shteti me pak më shumë se 760 mijë banorë, ka vetëm 318 mjekë, 3.000 punëtorë të tjerë shëndetësorë si dhe një aparat për kryerjen e analizave PCR.