Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka treguar se i është nënshtruar një operacioni delikat në gju, pas dëmtimit të ligamenteve.
Dafina, prej 5 javësh ka kaluar ditë të vështira teksa rikuperohej, ndërsa gjithçka e ka filmuar për t’ia treguar më pas mbështetësve të saj.
Këngëtarja ka pasur pranë personat e saj të afërm, ndërsa Dj Geek ka qenë tërë kohën pranë Dafit, duke u kujdesur vazhdimisht për të.
Tanimë, këngëtarja ka dalë nga spitali dhe fatmirësisht është rikuperuar, për t’u rikthyer dalëngadalë në gjendjen e saj më të mirë të mundshme.
“Kanë qenë 5 javë të gjata”- shkruan Dafina krahas postimit, duke marrë qindra komente të ndjekësve të cilët i urojnë shërim të shpejtë.