Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka deklaruar ditën e sotme nga qyteti i Kukësit se situata e Covid-19 është tejet shqetësuese.
Ajo apeloi qytetarët të respektojnë me përpikmëri masat e vendosura për parandalimin e pandemisë.
Shefja e ISHP-së theksoi se ulja e orës policore zvogëloi ndejshëm numrin e shifrave të personave të prekur nga koronavirusi.
Në fund, Bino tha se të hënën e ardhshme pritet të shihet si po ecën situata dhe në varësi të kësaj do të merren edhe masat përkatëse për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.
“Natyrisht situata është serioze, numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim apo edhe numri i vdekjeve janë një kambanë alarmi dhe duhet të zbatohen masat. Nëse ne fund të javës, të hënën tjetër ne do të shohim sesi po ecën situata gradualisht dhe do të merren masat përkatëse sipas llojit të evoluimit të pandemisë në vendin tonë”,- u shpreh Bino.