Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi.
Mësohet se një automjet ka përplasur një vajzë të mitur.
Sipas njoftimit të policisë, 7-vjeçarja ka ndërruar jetë pas aksidentit.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit me iniciale E.Sh është shoqëruar për në komisariat.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.