• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Pamjet/ RENEA rrethon resortin luksoz, policia jep informacion: Ja kush u arrestua (VIDEO)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Pamjet/ RENEA rrethon resortin luksoz, policia jep informacion: Ja kush u arrestua (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ditën e djeshme Forcat Speciale RENEA kanë zhvilluar disa kontrolle të befasishme në Kurbin.

Aksioni u zhvillua me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri si dhe lëndë narkotike.

Ndërkohë një resort është rrethuar për orë të tëra, ku më pas është arrestuar një 30-vjeçar që posedonte një armë zjarri dhe targa të vjedhura.

Sipas njoftimit zyrtar në pranga ka rënë Cen Karriçi, i cili u kap brenda një lokali me pistoletë me vete.

Si rezultat i kontrolleve , në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë  “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste shtetasit C. K.,  30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm  pa leje.

Ky person dyshohet edhe si autor i disa vjedhjeve.

Policia gjithashtu ishte në kërkim të autorëve të dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier, të cilët dyshoheshin see ndodheshin në këtë kompleks.

Në kërkim në lidhje me këtë ngjarje janë katër persona, Alber Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland (Silvio) Cara.

Dy prej autorëve në fjalë dyshohet se janë në Laç, ndërsa dy të tjerët dyshohet se janë larguar drejt Kosovës.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Kontrolle të befasishme në disa ambiente për kapjen e personave në kërkim, atyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Kontrollet nga Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit , DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin.

Gjatë kontrolleve sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe targa të vjedhura që u përkisnin automjeteve të tjera që dyshohet se do të  përdoreshin për të kryer ngjarje kriminale.

Vihet në pranga 30- vjeçari, poseduesi i armës së zjarrit dhe targave të vjedhura

30-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjithashtu, u shoqëruan për verifikim edhe  5 persona me precedent të mëparshëm penal.

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e  personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike, si dhe bazuar në informacionet e ardhura  nga qytetarët në ‘Komisariatin Dixhital’, Forcat Speciale Renea, Forca e Posaçme Operacionale në DPPSH, DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, ushtruan kontrolle të befasishme në disa lokale dhe ambiente  në Milot, Kurbin e Lezhë.

Si rezultat i kontrolleve , në Fushë-Milot, në ambientet e jashtme të një kompleksi u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë  “GLOCK”, me një krehër me 14 fishekë, që i përkiste shtetasit C. K.,  30 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik në xhepin e xhupit iu gjet një krehër i markës “GLOCK”, me 16 fishekë të kalibrit 9 mm  pa leje.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është autori i vjedhjes se  targave  të shpallura në kërkim nga DVP Shkodër të vjedhura më datë 19.09.2019, të cilat  u gjetën brenda ambienteve rrethuese  të objektit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 30-vjeçarit C. K., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje ” dhe “Vjedhja” dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet kanë vijuar edhe në disa ambiente të tjera në qarkun e Lezhës, ku gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim disa persona me precedent të mëparshëm penal.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për mbështetjen dhe besimin duke denoncuar në Komisariatin Dixhital dhe në numrin  112,  çdo rast të  paligjshmërisë , duke ju siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Pas

“Mik special” Rama shfaqet krah ish-ministrit që iu bashkua PS: Kemi nevojë për mbështetjen e të gjithëve

Para

“E ke nga pronari” Askush nuk e dinte, Artan Hoxha zbulon dhuratën që i bëri Behar Sofia

Para
“E ke nga pronari” Askush nuk e dinte, Artan Hoxha zbulon dhuratën që i bëri Behar Sofia

“E ke nga pronari” Askush nuk e dinte, Artan Hoxha zbulon dhuratën që i bëri Behar Sofia

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar