Pas një dite të lodhshme, të stresuar dhe të pafuqishëm, gjumi është ai i cili të jep rehatinë e munguar.
Mirëpo zakonet e mbartura gjatë këtyre viteve po e dëmtojnë edhe më tepër procesin e gjumit. Ndonjëherë duket se nuk mund t’i shmangim dhe janë të nevojshëm por ja që kur vjen puna te shëndetit duhet me patjetër.
Sipas ekspertëve të fushës, dy janë zakonet më të këqija që sot njerëzit nuk heqin dorë para gjumit.
Celulari
Lundrimi në internet për të rejat më të fundit, kur jeni shtrirë nuk është një zgjedhje e mirë. Rrezet e fuqishme përveç syve, dëmtojnë edhe pjesët nervore të trurit. Sipas ekspertëve, ky zakon mund të jetë stresues dhe të prishë rehatinë e mbrëmjes.
Televizori
Shumë njerëz kanë zakon të flëne më TV ndezur. Sidoqoftë, sipas shkencëtarëve, ky zakon nuk është i dobishëm për shëndetin pasi ndikon në funksionin e trurit, duke ndikuar negativisht në cilësinë e gjumit.