Futbollisti profesionist shqiptar Lorik Cana, reklamon një formacion special në rrjetet sociale. 11 lojtarë, që të përbashkët kanë faktin që kanë qenë lojtarë me Marseille dhe Nantes.
Mes tyre është edhe vetë ish-kapiteni i kombëtares, ndërsa shkruan se ai është formacioni më i mirë i të gjithë kohërave me lojtarët të cilët kanë veshur fanellën e klubeve të lartpërmendura.

Emra të njohur, duke nisur nga portieri Fabian Barthez, po ashtu mbrojtësi Marcel Desailly, trajneri aktual i Francës, Didier Deschamps, Claude Makelele, Dimitri Payet si dhe sulmuesi Sylvain Wiltord.