Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur ditën me një mesazh optimist.
Sipas tij ka ardhur koha që të ndryshojmë.
Lideri opozitar deklaron i bindur se më 25 prill koalicioni i djathtë “Aleanca për Ndryshim” fiton.
“Ka ardhur koha të ndryshojmë. Aleanca për ndryshim. Shqipëria Fiton“, shkruan Basha.
Kujtojmë që ditën e djeshme Basha ka arritur marrëveshjen me 13 parti, të cilët do të garojnë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.